• Hene - Shtune: 8.00 - 18.00
  • Rruga Ali Demi,Tirana Albania
  • +355 692067142

MIRESEVINI NE BA-02

Kompania “BA-02 Sh.a“ është distributor zyrtar në seksionin e Lubrifikantëve në Shqipëri.

 Nisur nga eksperienca 18 vjeçare në tregun e lubrifikantëve dhe profesionaliteti rigoroz e konstant ushtruar gjatë viteve ne kemi arritur të bashkëpunojmë me kompani jo pak të njohura në tregun Shqiptar , të cilat janë  kompani lider në sekotrin e Minierave, Industrisë, Mjeteve të Rënda, Bujqësisë, Konstruksionit dhe Marinës. Kompania “B&A-02 sha”, është  kompani e çertifikuar nga autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare për ushtrimin e aktivitetit të saj brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Stafi ynë është I trajnuar dhe specializuar jo vetëm në fushën e importit, eksportit dhe shpërndarjes së produktit në mënyrë të shpejtë dhe efikase, por ajo që kujdesemi më së shumti është suporti teknik dhe I përkushtuar mbi nevojat tuaja specifike për lubrifikant.

VLERAT TONA

Është bindja jonë se lubrifikanti luan një rol të pazëvendëshueshëm në mbrojtjen, efiçencën,dhe jetëgjatësinë e mjetit tuaj motorik, prandaj ne kujdesemi që ju të zgjidhni lubrifikantin e duhur. Jetëgjatësia e kompanisë “BA-02 sha” në tregun e lubrifikantëve ka ardhur falë jetëgjatësisë së mjeteve motorike të kompanive të cilat vlerësojnë përkushtimin tonë profesional dhe suportin teknik të ofruar në përzgjedhjen e lubrifikantit të duhur, sipas nevojës së specifike dhe të standartizuar të çdo mjeti motorik.

GALERI

AVANTAZHET TONA

Kompania “B&A-02 sha” u themelua ne vitin 2002,me objektiv tregtimin e vajrave lubrifikante per mjete te transportit automobile duke operuar me sukses ne tregun Shqipetar.

Eksperienca jone prej 18 vitesh na ben qe te ofrojme siguri,cilesi dhe jetegjatesi te motorit te mjetit tuaj,duke ofruar nje game te gjere produktesh dhe me standarte europiane.

Vizioni yne ka qene gjithmone bashkepunimi me kompani prestigjoze nderkombetare dhe lidhja e forte me produkte cilesore si BP,LUKOIL,VEEDOL,NYNAS etj. cka e ben kompanine tone lider ne tregun vendas si dhe nje prej furnizuesve me te medhenj ne vend ne fushen e lubrifikanteve

Kompania “B&A-02 sha” vjen me oferta te ndryshme ku qellimi jone kryesor eshte te ofrojme cmime konkuruese per partneret tane.

Synimi jone eshte qe klientit ti ofrohet zgjidhje per ate cka kerkon si dhe te mbetet i kenaqur nga sherbimi dhe cilesia e produktit.

Kompania “B&A-02 sha”, ju vjen ne ndihme duke ju ofruar suport teknik dhe informacion per cdo nevoje qe do te keni per mjetin tuaj duke ju ofruar siguri dhe korrektesi ne ate qe ne ju ofrojme.

Mjafton te kontaktoni dhe menjehere do ju vije ne ndihme asistenca teknike ku ekipi jone eshte i disponueshem per tju ofruar keshilat e duhura.